ZYRTARE: Skuadra e njohur shkarkon trajnerin
Ish-mbrojtësi i njohur i Juventusit, kroati Igor Tudor është shkarkuar nga stoli i trajnerit nga gjigantët turk të Galatasarayt.
Sport
Kroati mori detyrën e trajnerit në shkurt të këtij viti, duke zëvendësuar Jan Olde Riekerink.
Por, Tudor nuk bindi shumë me punën e tij dhe u shkarkua nga detyrat e tij pas humbjes 2-1 ndaj Yeni Malatyaspor.
Tudor dhe Galatasarayi deri në këtë fundjavë ishin në pozitën e parë!
Pas kësaj humbje, klubi i madh turk me anë të një komunikate njoftoi shkarkimin e tij nga detyra.
“Galatasaray SK njofton se klubi sot e ka liruar Igor Tudor prej detyrave të Menaxherit të Ekipit”, njoftoi klubi turk në faqen e tyre zyrtare.
“Ne falënderojmë Igor Tudorin për kohën e tij në Galatasaray dhe i urojmë atij më të mirën në përpjekjet e tij të ardhshme”.
Ndryshe, si futbollist, Tudor fitoi dy Scudetto me Juven dhe ishte pjesë e ekipit kombëtar të Kroacisë i cili përfundoi i treti në Kupën e Botës 1998 në Francë.
Si trajner, kroati ka trajnuar edhe skuadra tjera si Hajduku i Splitit, PAOK-u dhe Karabukaspor, teksa arriti të fitoj vetëm një trofe me skuadrën kroat, atë të Kupës së Kroacisë 2012–13.