Zyrtare: Skuadra e Donnarummas për sezonin e ri

Gigi Donnarumma do të mbetet te skuadra e Milanit.

Sport

20/01/2017 00:05

Vetë gardiani italian e ka konfirmuar lajmin, duke u shprehur shumë i lumtur në “San Siro”.

“Unë jam krenar që luaj për Milanin dhe do të mbetem këtu sa më gjatë që mundem. Ne veshim një fanellë të madhe, të cilën do të mundohemi ta nderojmë”, deklaroi Donnarumma, përcjellë “lajmi.net”.

“Dua të falënderoj familjen që ka qenë gjithmonë pranë meje, duke më mbështetur. Falënderoj edhe të dashurën”, shtoi ai.

Kjo është një goditje e madhe për Real Madridin, Manchester Unitedin e Juventusin, që interesoheshin për Donnarumman. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6