ZYRTARE: Skuadra e Bundesligës bëhet me trajner të ri

Skuadra e njohur gjermane, Stuttgart, ka zyrtarizuar trajnerin e ri.

Sport

29/01/2018 21:16

Pas shkarkimit të Hannes Wolf, skuadra nga Bundesliga ka vendosur që bankinën t’ia besojë turkit Tayfun Korkut.

43-vjeçari ka nënshkruar kontratë me klubin gjerman deri më 30 qershor të vitit 2019.

Kujtojmë se Korkut së fundi ka qenë trajner i Bayer Leverkusenit./Lajmi.net/