ZYRTARE: Skënderbeu transferon futbollistin e Kombëtares

Skënderbeu e ka zyrtarizuar transferimin e Enis Gavazajt.

Sport

26/06/2016 11:37

Presidenti Ardjan Takaj është ai që ka konfirmuar gjithçka: “Po, Gavazaj është i Skënderbeut”, transmeton GazetaOlle.

Bëhet fjalë për një mesfushor shumë të talentuar, por edhe të pafat, sepse dëmtimet nuk e lejuan të shpërthente në Belgjikë.

Tani djaloshi nga Prizreni ka mbyllur marrëdhëniet me Gentin dhe Skënderbeu shpreson ta rikthejë në nivele të larta, pasi bëhet fjalë për një futbollist vetëm 21 vjeç.

Gavazaj është pjesë e Kombëtares U21 të Shqipërisë.

Parashikoni ndeshjet e EURO 2016 dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy Note 4.