Zyrtare: Silva vazhdon në Man City

Mesfushori spanjoll, David Silva, ka vazhduar kontratën me Manchester Cityn deri në vitin 2019. Ai thekson se është shumë i lumtur në Etihad.

Sport

12/08/2014 14:26

David Silva ka nënshkruar kontratë të re pesëvjeçare me Manchester Cityn.

Mesfushori spanjoll ka vazhduar qëndrimin e tij te kampioni i Premierligës deri në vitin 2019.

Silva, i cili erdhi në City nga Valencia në verën e vitit 2010, do të jetë 33-vjeç në skadimin e kontratës së re.

“Nga momenti kur kam ardhur në klub katër vjet më parë, jam ndjerë sikur në shtëpinë time të dytë. Në fushë dhe jashtë saj, jam shumë i lumtur, andaj pse të mos mbetem dhe të vazhdoj të fitoj tituj me këtë skuadër fantastike?”, deklaroi Silva për faqen zyrtare të Manchester Cityt.