ZYRTARE: Sigal Prishtina sjell dy përforcime, dhe një largim

Sigal Prishtina ka sjellë dy përforcime kurse nga klubi është larguar Yll Kaçaniku.

Sport

25/12/2015 13:54

Në konferencën e mbajtur për media, drejtori gjeneral i klubit “bardh e kaltër”, Florian Miftari, ka bërë publike risitë e klubit.

Klubi ka emëruar në krye të klubit, Antonis Constantinides, i cili së fundmi ishte kryetrajner i klubit rumun, CS Energia.

Gjithashtu klubi ka angazhuar edhe dy basketbollistë.
Willie Kemp që luan në pozitën e play-makerit vjen nga kampionati rumun, më saktësisht nga ekipi BC Mures.
Basketbollisti tjetër është amerikani, Andrew Warren, që së fundmi ishte pjesë e kampionatit estonez.

Kurse, nga ekipi është larguar me marrëveshje të dyanëshme, Yll Kaçaniku, i cili është larguar drejt Turqisë.