ZYRTARE: Sigal Prishtina prezanton transferimin e radhës (VIDEO)

.

Sport

07/08/2017 10:27

KB Prishtina vazhdon të sjellë emra të rinj për t’u përgatitur sa më mirë për FIBA Champions League.

Kryeqytetasit sot kanë zyrtarizuar si lojtar të tyre Michael Glover.

“Mirëmëngjesi Prishtinë,

Le ti urojmë mirëseardhje përforcimit më të ri Michael Glover, i cili do t’i mbulojë pozitat 4 & 5, gjatë ekspeditës tonë në FIBA Champions League.

I draftuar në NBA më 2012, Mike karrierën profesionale e ka zhvilluar në Turqi, Argjentinë dhe Meksikë”, thuhet në njoftimin e KB Prishtinës./Lajmi.net/