Zyrtare: Sigal Prishtina kundër Cibonës

Sigal Prishtina ka aranzhuar miqësore me gjigantin kroat, Cibona. Ballafaqimi do të zhvillohet më 26 nëntor në kryeqytet.

Sport

21/10/2014 11:00

Njëri nga klubet më të njohura dhe më të famshme të basketbollit, Cibona e Zagrebit, do të luaj ndeshje miqësore me KB Sigal Prishtina më 26 nëntor.

Kryetari i KB Sigal Prishtina, Blerand Stavileci ka qenë mysafir i klubit Cibona në ndeshjen e ABA Ligës që ajo ka luajtur kundër KK Zadar.

Ftesa është bërë nga Kryetari i Cibonës, Aca Petrovic, vëllai i legjendës së basketbollit botëror Drazen Petrovic.

Cibona për herë të parë do të shkelë në Kosovë, dhe pritet që përveç ndeshjes të ketë edhe aktivitete të tjera, si dhe do të nënshkruhet një Marrëveshje Bashkëpunimi në mes klubeve.

KB Sigal Prishtina falënderon Ambasadën e Kroacisë në Kosovë, dhe në veçanti Uliks Emrën, i cili mundësoi këto takime.