ZYRTARE: Sigal Prishtina bëhet me trajner të ri (FOTO)

Sigal Prishtina ka emëruar kroatin Jeronimo Sarin trajner të ri të skuadrës

Sport

23/10/2016 22:02

Përmes një postimi në rrjetet sociale, Sigal Prishtina, ka bërë të ditur se kanë emëruar kroatin Jeronimo Sarin, trajner të klubit nga kryeqyteti.

“Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka nënshkruar edhe me trajnerin kroat Jeronimo Sarin. -Ish lojtari i famshëm kroat, 42 vjecari Sarin, ishte trajner i ekipit GKK Sibenik për 6 vite, ekip të cilin e udhëhoqi nga viti 2010 deri në vitin 2016, ku u shpall kampion i A2 Ligës Kroate (2010) për tu bërë pjesë e rregullt e elitës kroate në vitet në vazhdim”, shkruan klubi në rrjetet sociale.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.