ZYRTARE: Shtyhet ndeshja Prishtina – Gjilani

Ndodh e papritura. Dueli i fundit i xhiros së parë i Ipko Superligës ndërmjet Prishtinës dhe Gjilanit nuk do të zhvillohet sot.

Sport

20/08/2018 14:27

Ministria e Sportit nuk i ka dhënë leje Prishtinës që ta zhvillojë këtë duel pasi ende nuk është bërë pranimi teknik i stadiumit, njofton Gazeta Sheshi.

FFK ka njoftuar klubet për këtë dhe sfida pritet të zhvillohet në një termin tjetër.

Ndeshja ishte programuar të luhet sonte prej orës 19:45.