ZYRTARE: Shtyhet ndeshja Kroaci – Kosovë (FOTO)

Gjyqtari i ndeshjes ka vendosur ta ndërpresë për ta vazhduar gjatë ditës së nesërme ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës.

Sport

02/09/2017 21:11

21:30- (i plotësuar) Gjyqtari i ndeshjes ka vendosur përfundimisht të ndërpresë ndeshjen mes Kroacisë dhe Kosovës.

Pas një pauze prej 10 minutave, gjyqtari i takimit së bashku me kapitenët Luka Modric dhe Samir Ujkani, janë paraqitur edhe një herë në fushën e stadiumit ‘Maksimir’, për të vendosur për ndërprerjen e ndeshjes.

UEFA shumë shpejtë do të dalë me njoftimin për vazhdimin e ndeshjes.

Ndeshja do të vazhdojë nga minuta e 23′, me rezultatin 0-0./Lajmi.net/

…………………..

Gjyqtari ka dërguar të dy skuadrat në zhveshtore për një pauzë 10 minuta, për të vendosur përfundishmisht pastaj.

Rezultati momental i ndeshjes është i barabartë 0-0./Lajmi.net/