ZYRTARE: Shqipëria mëson kundërshtarët për kualfikimet në Kupën e Botës

Është hedhur sot në Nion të Zvicrës në selinë e UEFA-s, shorti për fazën paraeleminatore të Botërorit për Futsalin.

Sport

12/12/2018 16:52

Në këtë raund janë gjithsej 8 grupe me nga 4 ekipe përfaqësuese dhe Shqipëria bën pjesë në grupin C, së bashku me Maqedoninë, Greqinë dhe San Marinon.

Paraeleminatoret, Shqipëria do ti zhvillojë në datat 29 Janar-3 Shkurt 2019, në shtetin fqinj, të Maqedonisë, shkruan “lajmi.net”.

Dy kombëtaret e renditura në vendin e parë të secilit grup do të kalojnë në fazën tjetër eliminatore, përkatësisht:

Vendi i parë në grupin C do të jetë në një grup me: Ukrainën, Slloveninë dhe vendin e dytë në grupin B, faza paraeliminatore. Këto përballje do të zhvillojen në Ukrainë nga 22-27 Tetor 2019.

Vendi i dytë në grupin C do të jetë në një grup me: Kazakistanin, Rumaninë, fituesin e grupit në fazën paraeliminatore dhe vendin e dytë nga C-ja. Këto përballje do të zhvillojen në Rumani nga 22-27 Tetor 2019.

Kampionati Botëror 2020 do të zhvillohet nga datat 12 Shtator-4 Tetor 2020 në Lituani. /Lajmi.net/