ZYRTARE: Shpallet trajneri i muajit dhjetor në Premierligë

Jurgen Klopp është shpallur trajneri më i mirë i muajit dhjetor.

Sport

11/01/2019 16:21

Premierliga, ka shpërblyer më të mirët e muajit që lamë.

Është trajneri i Liverpoolit, Jurgen Klopp, që është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit dhjetor, shkruan lajmi.net.

Trajneri gjerman drejtoi Liverpoolin në një muaj me shumë suksese, duke arritur shtatë fitore në shtatë ndeshje.

‘The Reds’ gjatë muajit dhjetor mposhtën skuadrat Everton, Burnley, Bournemouth, Manchester United, Wolves, Newcastle United dhe Arsenal./Lajmi.net/