Zyrtare: Shoferi i furgonit të vdekjes në Barcelonë është vrarë në Kambrils

Policia katalonase ka konfirmuar se shoferi i furgonit, i cili në qendër të Barcelonës la të vrarë 13 persona dhe mbi 100 i plagosi, ka qenë njëri nga pesë terroristët të cilët i vrau mbrëmë policia në qytetin bregdetar Kambrils, raporton Reuters.

Bota

18/08/2017 23:11

Pas sulmit në Barcelonë, sulm terrorist ka ndodhur edhe në Kambrils, ku një veturë u hodh drejt këmbësorë, vrau një dhe lëndoi shtatë persona, në mesin e të cilëve edhe një polic, transmeton lajmi.net.

Moussa Oukabir, 17 vjeçar, mendohet të jetë shoferi i furgonit.

Tre burrat e tjerë të arrestuar nga policia si të dyshuar për sulmin në Spanjë janë: Said Aallaa, Mohamed Hychami dhe Younes Abouyaaqoub besohet të jenë shtetas maroken që jetojnë në Ripoll dhe janë të moshës nga 18 deri në 24 vjeç. /Lajmi.net/