ZYRTARE: Shkarkohet nga klubi, 72 orë para ndeshjes me Man Utd (FOTO)

Aitor Karanka nuk është më menaxher i Middlesbrough.

Sport

16/03/2017 12:14

Aitor Karanka është shkarkuar nga posti i menaxherit të Middlesbrough.

Asistenti shumëvjeçar i Jose Mourinhos është larguar nga detyra vetëm 72 orë para duelit me Manchester Unitedin, të dielën, përcjell “lajmi.net”.

“Dua ta falënderoj Middlesbrough për mundësinë e mrekullueshme që më ka dhënë dhe i falënderoj tifozët për mbështetjen e tyre”, deklaroi ai.

Middlesbrough është në pozitën e parafundit në Premierligë pa fitore në vitin 2017. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6