Zyrtare: Shevchenko, trajner i Kombëtares së njohur

Andriy Shevchenko e ka filluar edhe zyrtarisht karrierën si trajner.

Sport

15/07/2016 16:23

Ish-sulmuesi legjendar i Milanit, është bërë përzgjedhës i Ukrainës.

Ai ishte ndihmës-trajner, por Federata e Futbollit të Ukrainës, vendosi t’ia besojë atij postin e trajnerit, përcjellë “Lajmi.net”.

Në krye me Shevën, Ukraina pritet që ta fillojë një epokë të re pas dështimit në “Euro 2016”.

E në rrugën drejt Kampionatit Botëror “Rusi 2016”, Shevechenko do ta ketë kundërshtare në grup pikërisht Kosovën.