ZYRTARE: Shanghai Shenhua me transferim të papritur nga Real Madrid

Pasi filluan të marrin lojtarët më të mirë në Evropë, skuadrat kineze tani kanë filluar të ‘transferojnë’ edhe mjekët e njohur të skuadrave evropiane.

Sport

13/01/2018 16:28

Shanghai Shenhua ka bërë një transferim interesant nga Real Madrid.

Skuadra kineze ka ‘transferuar’ mjekun e parë të Real Madridit, Joaquin Mas.

Mas nëpërmjet rrjeteve sociale ka njoftuar se do t’i bashkohet Shanghai Shenhua, duke falënderuar Real Madridin për kohën e kaluar në ‘Santiago Bernabeu’.

Pjesë e Shanghai Shenhua janë dy ish lojtarë të Interit, Fredy Guarin dhe Obafemi Martins./Lajmi.net/