ZYRTARE: Serie A cakton datat për ndeshjet e mbetura nga xhiroja e 27-të

Serie A ka caktuar datat për ndeshjet e mbetura, në përjashtim të derbit të Milanos.

Sport

09/03/2018 10:28

Serie A ka zyrtarizuar datat për ndeshjet e mbetura nga xhiroja e 27-të.

Duelet u shtynë pas vdekjes së kapitenit të Fiorentinës, Davide Astori, përcjell “lajmi.net”.

Por, derbi mes Milanit dhe Interit mbetet e vetmja ndeshje ende pa datë të caktuar për zhvillimin e saj.

Datat e caktuara: 

ATALANTA – SAMPDORIA martë 3 prill 2018 ora 18.30
GENOA – CAGLIARI martë 3 prill 2018 ora 18.30
UDINESE – FIORENTINA martë 3 prill 2018 ora 18.30
BENEVENTO – HELLAS VERONA mërkurë 4 prill 2018 ora 17.00
CHIEVOVERONA – SASSUOLO mërkurë4 prill 2018 ora 18.30
TORINO – CROTONE mërkurë 4 prill 2018 ora 18.30
MILAN – INTER : Ende e pacaktuar