Zyrtare: Së shpejti del në shitje albumi muzikor për macet

David Teie, shkencëtar dhe violonçelist, ka krijuar këngë të kombinuara me muzikë klasike dhe zëra të cilët besohen se e heqin stresin nga macet e shqetësuara.

Fun

05/09/2016 19:29

Albumi, i quajtur Music for Cats do të lansohet nga Universal Music në tetor të këtij viti, transmeton Telegrafi.

Falë Kickstarter dhe David Teie (i cili faktikisht është alergjik ndaj maceve) albumi veçse ka shitur 10,000 kopje dhe shpreson se do të shesë shumë më shumë.

Cat listening to music, Taipei City, Taiwan.

Dhe po, David e din se koncepti i muzikës për macet mund t’ju duket si një gjë budallaqe, por në fakt është një gjë e vërtetë dhe David paraprakisht kishte zbuluar se 77 për qind e maceve që dëgjojnë muzikë kanë reagime më pozitive.

Man wearing headphones holding with cat

Është hera e parë që një label i madh incizimi do të lansoj muzikë vetëm për kafshë dhe kjo do të sjell ndryshime të mëdha tek të gjithë pronarët e maceve të shqetësuara të cilat kanë nevojë për pakëz qetësi.

 Këto këngë supozohen të tingëllojnë të mira edhe për njerëzit, prandaj albumi do të jetë gjëja e duhur kur e mbani macen në ajër dhe vallëzoni përreth kuzhinës.