ZYRTARE: Sarri prezantohet nga Chelsea

Chelsea ka zyrtarizuar angazhimin e Maurizio Sarrit në postin e menaxherit pas shkarkimit të Antonio Contes.

Sport

14/07/2018 10:26

Maurizio Sarri është zyrtarizuar si menaxher i ri i Chelseat.

Ai kalon në Stamford Bridge si pasardhës i të shkarkuarit Antonio Conte.

Sarri që u shkarkua nga Napoli, ka nënshkruar kontratë tre vjeçare dhe ka thënë se është i lumtur me kalimin e tij te Chelsea.