ZYRTARE: Samir Ujkani prezantohet në Turqi

Samir Ujkani karrierën do ta vazhdojë në Superligën e Turqisë.

Sport

20/07/2018 16:14

Kapiteni i Përfaqësueses së Kosovës është larguar nga Italia pas 11 viteve, për t’u transferuar në Turqi te skuadra e Rizesporit.

Rizespor që këtë sezon do të garojë në Superligën e Turiqës, ka arritur të nënshkruajë me Samir Ujkanin, pas disa javësh negociata.

Ujkani ka nënshkruar me Rizespor kontratë tre vjeçare.

Te Rizespor, Ujkani do ta ketë bashkëlojtar sulmuesin e Kosovës, Vedat Muriqi.

Kujtojmë se gjatë qëndrimit në Itali, Ujkani ka qenë pjesë e Palermos, Chievos, Genoas, Novaras, Pisa, Latina dhe Cremonese./Lajmi.net/