ZYRTARE: Rosberg pensionohet nga Formula 1

Nico Rosberg ka befasuar duke u pensionuar nga Formula 1 menjëherë pasi fitoi titullin e kampionit të botës.

Sport

02/12/2016 14:47

Ngasësi i Mercedesit, Nico Rosberg është pensionuar nga Formula 1.

Vendimi i tij i befasishëm vjen vetëm disa ditë pasi gjermani festoi titullin e kampionit të botës.

“Është e vështirë ta shpjegoj arsyen e vendimit”, deklaroi Rosberg në komunikatën e publikuar në profilin e tij në Facebook, përcjell “Lajmi.net”.

“Nga mosha 6 vjeç ëndrra ime ishte ta fitojë titullin në Formula 1. Dhe, tani ia dola. E kam kaluar një bjeshkë dhe tani që jam i çliruar ndihem shumë mirë”, theksoi ai.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6.