Zyrtare: Rooney vazhdon kontratën me Man Utd

Rooney para pak çasteve ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare me skuadrën e Manchester United, që do ta mbajë atë në Old Trafford deri në vitin 2019. Sipas lajmeve të pakonfirmuara nga Manchester United, sulmuesi anglez do të fitojë rekord 300.000 funte në javë me kontratën e tij të re. Me këtë kontratë, anglezi ka…

Sport

21/02/2014 19:45

Rooney para pak çasteve ka nënshkruar kontratë të re katër vjeçare me skuadrën e Manchester United, që do ta mbajë atë në Old Trafford deri në vitin 2019.

Sipas lajmeve të pakonfirmuara nga Manchester United, sulmuesi anglez do të fitojë rekord 300.000 funte në javë me kontratën e tij të re.

Me këtë kontratë, anglezi ka hedhur poshtë çdo mundësi të largimit të tij nga Djajtë, pasi shumë herë është përfolur një transferim i tij i mundshëm te skuadra e Chelseat.

Sulmuesi anglez ka qenë njëra ndër shtyllat kryesore të skuadrës së Manchesterit në vitet e fundit.

Ai u transferuar te Djajtë nga Evertoni në gusht të vitit 2004, dhe që nga ajo kohë ka luajtur plotë 430 ndeshje për kampionin anglez duke shënuar plotë 208 gola.