ZYRTARE: Ronaldo me ekip të ri!

Skuadra e Sampdoria në Itali ka zyrtarizuar blerjen më të fundit, dhe ka zgjedhur ta zyrtarizojë në faqen e tyre të Facebook. 

Sport

03/08/2018 12:46

Bëhet fjalë për Ronaldo Vieiran të cilin klubi i Sampdorias ka zgjedhur një mënyrë krejt të vecantë për ta zyrtarizuar duke përdorur të njëjtën foto që u bë virale kur Juventus zyrtarizoi Cristiano Ronaldon.

Ky status i Sampdori i ka hutuar të gjithë në fillim por më pas është shyqruar se bëhej fjalë për mesfushori nga Guinea që vjen nga kampionati anglez, ku aktivizohej me skuadrën e Lidsit.

“Lajm i fundit! Ronaldo është zyrtarisht një lojtar i Sampdorias”, shkruhej në postimin e klubit.