ZYRTARE: Ronaldo bëhet aksionar kryesor te klubi nga La Liga

Ronaldo do të ketë një rol të ri.

Sport

03/09/2018 14:17

Ronaldo është bërë aksionar kryesor i Real Valladolid, duke blerë 51 për qind të aksioneve në klubin spanjoll.

42 vjeçari do të ketë rol të ri në ekipin e renditur në pozitën e 16-të në La Ligë por pa fitore në sezonin e ri.

“Ardhja e Ronaldos e vendos Real Valladolidin në hartë dhe i mundëson klubit të shtojë kualitetin”, deklaroi presidenti Carlos Suarez, përcjell “lajmi.net”.

Ronaldo gjatë karrierës së tij luajti edhe në La Ligë te dy skuadrat më të mëdha, Real Madrid dhe Barcelona. /Lajmi.net/