Zyrtare: Roma transferon Doumbian

Skuadra e Romës ka arritur të transferojë në mënyrë zyrtare sulmuesin e CSKA-s, Seydou Doumbian.

Sport

31/01/2015 16:35

Klubi rus, CSKA e Moskës ka konfirmuar se sulmuesi i skuadrës së tyre, Seydou Doumbia është transferuar në mënyrë zyrtare te Roma.

Sulmuesi u transferua te Roma gjatë ditës së sotme pasi kaloi plotë pesë vite te skuadra ruse.

Doumbia ka fituar dy herë titullin e Rusisë me CSKA-n dhe dy herë u zgjedh si golashënuesi më i mirë i ligës.