ZYRTARE: Rojo – Man Utd, deri më 2021

Manchester United ka konfirmuar se mbrojtësi Marcos Rojo ka nënshkruar kontratë të re deri në qershor të vitit 2021.

Sport

16/03/2018 15:11

Marcos Rojo ka konfirmuar të ardhmen e tij në Manchester United.

Klubi nga Old Trafford ka konfirmuar se mbrojtësi ka nënshkruar kontratë të re deri në qershor të vitit 2021. Rojo do të ketë mundësi vazhdimi edhe për një vit tjetër, përcjell “lajmi.net”.

Ai erdhi në Manchester United më 20 gusht të vitit 2014.

Gjatë aventurës së deritashme ka fituar një FA Cup, një League Cup, një Europa League dhe Community Shield. /Lajmi.net/