ZYRTARE: Rodriguez në Real Madrid

James Rodriguez është edhe zyrtarisht futbollist i ri i Real Madridit. Gjiganti spanjoll dhe Monaco e kanë publikuar lajmin në uebfaqet e tyre zyrtare.

Sport

22/07/2014 15:07

Real Madridi dhe Monaco e kanë zyrtarizuar përmes uebfaqeve të tyre transferimin e James Rodriguez në klubin spanjoll.

“Real Madrid dhe Monaco kanë arritur marrëveshje për futbollistin James Rodriguez, i cili do të jetë pjesë e klubit tonë për gjashtë sezonet e ardhshme. Lojtari do të prezantohet të martën, nga ora 20:00 në stadiumin Santiago Bernabeu”, njofton kampioni evropian.

Realit i kushtoi Rodroguezi 80 milionë euro, ndërsa lojtari ka nënshkruar kontratë gjashtëvjeçare dhe do të paguhet 5 milionë euro në vit.