ZYRTARE: Rodriguez lojtar i Milanit (FOTO)

Milani edhe zyrtarisht ka nënshkruar me ish mbrojtësin e Wolfsburg, Ricardo Rodriguez.

Sport

08/06/2017 19:18

Pas kalimit me sukses të testeve mjekësore, 24 vjeçari zviceran ka nënshkruar me skuadrën e Milanit, për t’u bërë lojtari i tretë i transferuar nga ‘Rossonerët’ këtë afat, pas Musacchios së Villarrealit dhe Kessie të Atalantës.

Rodriguez që për pesë vite ishte lojtar i Wolfsburg, me të cilën skuadër regjistroi 159 ndeshje, duke shënuar 15 gola, i ka kushtuar Milanit 18 milionë euro.

Milani nuk do të ndalet me kaq, pasi shumë shpejtë pritet të zyrtarizojë Contin dhe Biglian./Lajmi.net/