ZYRTARE: Riza Durmishi transferohet te Lazio

Lazio ka kompletuar transferimin e mbrojtësit të majtë Riza Durmishi nga Real Betisi.

Sport

22/06/2018 17:12

Mbrojtësi shqiptar nga sezoni i ardhshëm do të mbajë veshur fanellën e Lazios në Serie A.

Durmishi ka lënë spanjollët e Betis për t’u transferuar te Lazio.

Është vet klubi italian që ka konfirmuar me anë të faqes së tyre zyrtare transferimin e Durmishit dhe marrëveshjen e një kontrate pesë vjeçare.

Transferimi i reprezentuesit danez thuhet se është arritur në shifrën e 6.5 milionë eurove./Lajmi.net/