Zyrtare: Ricky Alvarez në Sunderland

Skuadra e Sunderland ka zyrtarizuar transferimin e mesfushorit ofanziv argjentinas nga Interi, Ricardo Alvarez. Ai do të jetë i huazuar për një sezonë, duke qenë kështu përforcimi i nëntë i skuadrës këtë verë.

Sport

01/09/2014 21:55

Alvarez i është bashkuar Sunderlandit nga skuadra e Interit, ku ka bërë 90 paraqitje, në të cilat ka shënuar 14 gola.

Pasi që nënshkroi kontratën, për faqen zyrtare të klubit argjentinasi tha:

“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Është një mundësi e madhe, një klub i madh, dhe unë dua që të jap kontributin tim për këtë klub”.

Alvarez është paraqitur edhe në botërorin e fundit me Argjentinën, kryesisht në fazën e grupeve.