Zyrtare: Rekord historik në sportin shqiptar (FOTO)

Luiza Gega vazhdon të tregojë se është një nga atletet më të mira të historisë të sportit shqiptar.

Sport

25/04/2017 17:54

Gjatë ditës së sotme, ajo ka shkruar emrin përsëri në librin e rekordeve për atletikën, duke thyer një të tillë që rezistonte prej 28-vitesh.

Bëhet fjalë për rekordin kombëtar në garën e 10 mijë metrave, që mbahej nga Anila Kasati, me kohën 34 minuta e 46,01 sekonda, i vendosur në vitin 1989 në një miting ndërkombëtar në Greqi.

Gega e ka thyer sot atë gjatë Kupës së Shqipërisë duke vendosur një rekord të ri të shkëlqyer prej 33 minutash e 31 sekondash.

Në qershorin e vitit 2014, Gega kishte thyer edhe një tjetër rekord që mbahej nga Kasati, atë të garës së 5 mijë metrave.

kupa e shqiperise atletike

luiza gega

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy