Zyrtare: Reali konfirmon blerjen e Lucasit

Real Madrid ka konfirmuar transferimin e mesfushorit Lucas Silva nga Cruzeiro. Futbollisti ka nënshkruar kontratë afatgjate me Los Blancos deri më 2020.

Sport

23/01/2015 22:30

Lucs Silva – Real Madrid, tani është zyrtare.

Nëpërmjet një komunikate të publikuar në faqen zyrtare të klubit, Los Blancos kanë konfirmuar arritjen e marrëveshjes me Cruzeiron për transferimin e mesfushorit brazilian.

Lucas ka nënshkruar kontratë me Realin deri në korrik të vitit 2020.

Ai do të prezantohet më 26 janar në ora 13:00, në sallën e stadiumit në Santiago Bernabeu.

Një tjetër dhuratë për Carlo Ancelottin, Lucas Silva, mesfushor i ri i Realit.