ZYRTARE: Real Madrid siguron një përforcim të ri

Rodrygo do të qëndrojë edhe për një sezon te klubi brazilian, por si i huazuar.

Sport

15/06/2018 14:34

Real Madridi ka arritur marrëveshje për transferimin e talentit të Santosit, Rodrygo.

Transferimi do të kompletohet në korrikun e vitit 2019 ndërsa Rodrygo do të zhvillohet edhe më tej në klubin nga Brazili.

“Santosi është mirënjohës për sjelljen dhe profesionalizimin e Real Madridit në çdo proces, gjithashtu edhe ndaj familjes dhe përfaqësuesve të lojtarit që kanë qenë transparent në këto bisedime”, thuhet në njoftimin e klubit brazilian.