ZYRTARE: Real Madrid me mungesa ndaj Celta Vigos

Real Madrid do të jetë pa dy super-yje në ndeshjen ndaj Celta Vigos në La Ligë.

Sport

12/05/2018 13:35

Real Madrid ka publikuar listën e futbollistëve të ftuar për ndeshjen e ardhshme në La Ligë kundër Celta Vigos.

Në ekip nuk janë dy prej yjeve më të mëdhenj, Cristiano Ronaldo dhe Sergio Ramos, përcjell “lajmi.net”.

Real Madrid dhe Celta Vigo takohen sonte në Santiago Bernabeu, me fillim nga ora 20:45.

Lista e Real Madridit:

Portierët: Navas, Casilla, Luca.

Mbrojtësit: Vallejo, Varane, Nacho, Marcelo, Theo, Achraf.

Mesfushorët: Kroos, Modric, Casemiro, Asensio, Isco, Kovacic.

Sulmuesit: Benzema, Bale, Lucas Vázquez, Mayoral.