Zyrtare: Rakitic në Barcelonë

Ivan Rakitic është futbollist i ri i Barcelonës. Gjiganti katalan ka përfunduar të gjitha formalitetet për transferimin e mesfushorit nga rivali i La Ligës, Sevilla, për 20 milionë euro.

Sport

16/06/2014 19:09

Ylli kroat Ivan Rakitic është futbollist i ri i Barcelonës. Gjiganti katalan do ta zyrtarizojë sot angazhimin e mesfushorit nga Sevilla, kanë njoftuar mediet spanjolle.

Transferimi i Rakiticit do t’i kushtojë Barcelonës rreth 20 milionë euro. Rakitic shkëlqeu në edicionin e kaluar për Sevillan duke u shpallur futbollisti më i mirë i finales në triumfin e skuadrës së tij në Europa League.

Barcelona ka siguruar një përforcim të rëndësishëm për sezonin e ri dhe Rakitic, do të mbërrijë drejtë e në Camp Nou pas përfundimit të aventurës në Kampionatin botëror me Kroacinë.