ZYRTARE: PSG i përgjigjet Barcelonës për Marco Verrattin

Marco Verratti nuk do të largohet nga Paris Saint Germain, së paku jo këtë verë.

Sport

17/06/2017 16:35

Skuadra franceze, i ka kthyer përgjigje negative Barcelonës, duke refuzuar shitjen e mesfushorit italian.

Është ‘Gazzetta dello Sport’ që sqaron se Barcelona tashmë ka telefonuar skuadrën franceze, për të negociuar për blerjen e Marco Verrattit, mesfushorit që kërkohet edhe nga Juventusi dhe Bayern Munich.

‘Gazzetta dello Sport’ shkruan se ditën e premte ka pasur kontakte mes të klubeve, ku është telefonuar drejtori sportiv i PSG-së, Antero Henrique.

Përgjigja zyrtare që ka marrë Barcelona, është se Verratti nuk është në shitje./Lajmi.net/