ZYRTARE: Pas trajnerit, PSG ia merr Sevillas edhe një mesfushor (FOTO)
Paris Saint Germain e ka transferuar mesfushorin polak Grzegorz Krychowiak.
Sport
Kampioni i Francës, PSG, është përforcuar me mesfushorin polak, Grzegorz Krychowiak.
Krychowiak do t’i bashkohet kampionit të Francës nga Sevilla për 26 milionë euro shkruan AS.
Ai ka nënshkruar kontratë pesëvjeçare me klubin parisien.
Ky është transferimi i parë i Unai Emeryt, prej marrjes së drejtimit të PSG-së./Lajmi.net/