ZYRTARE: Prishtina largon shtatë lojtarë

Nga sot zyrtarisht nuk janë më pjesë e FC Prishtina shtatë lojtarë që klubi me marrëveshje ka ndërprerë bashkëpunimin.

Sport

18/07/2017 16:37

Futbollistët, Liridon Kukaj, Liridon Leci, Gentrit Begolli, Shend Kelmendi, Endrit Krasniqi, Mërgim Neziri dhe Genc Hamiti janë të lirë, kurse Atdhe Grajqevci i huazuar.

FC Prishtina i falënderon përzemërsisht për kontributin e dhënë ndër vite. Do jenë pjesë e pashlyer e historisë së klubit. Iu dëshirojmë sukses në vazhdim të karrierës./Lajmi.net/