ZYRTARE: Prishtina iu vazhdon kontratat katër futbollistëve

Pas shumë largimeve, FC Prishtina sot u ka vazhduar kontratën katër futbollistëve.

Sport

24/07/2017 16:49

Këtë njoftim e ka bërë skuadra nga kryeqyteti, në faqen zyrtare të klubit.

“FC Prishtina ka vazhduar kontratën edhe me katër futbollistë. Megjithëse ofertat joshëse nga shumë kush, kapiteni Armend Dallku, mbrojtësi Debatik Curri, mesfushori Mërgim Pefqeli edhe portieri Visar Bekaj kanë ripërtërirë kontratat”, thuhet në njoftim./Lajmi.net/