Zyrtare: Prishtina bën dy super-transferime (FOTO)

Prishtina ka bërë dy goditjet e radhës në afatin kalimtar, duke transferuar dy lojtarë nga Besa.

Sport

15/06/2017 16:29

Klubi bardhekaltër ka arritur marrëveshje me mbrojtësin e djathtë, Përparim Osmani dhe mesfushorin Diar Miftaraj.

Lajmin e ka konfirmuar klubi kryeqytetas përmes një njoftimi për shtyp.

“Zyrtare: Përparim Osmani dhe Diar Miftaraj në Prishtinë. Dy futbollistët e Besës kanë nënshkruar për Prishtinën dhe më vonë Ju prezantojmë, mbrojtësin e djathtë, Përparim Osmani dhe mesfushorin, Diar Miftaraj”, thuhet në njoftimin e Prishtinës. /Lajmi.net/

cats