ZYRTARE: Premierliga shpall trajnerin më të mirë të muajit tetor

Eddie Howe është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit tetor.

Sport

09/11/2018 14:25

Premierliga ka shpallur trajnerin më të mirë për muajin tetor, shkruan lajmi.net.

Është trajneri i Bournemouth, Eddie Howe, që është zgjedhur trajneri më i mirë i muajit të kaluar.

Bournemouth gjatë muajit tetor kishte rezultate të mira, duke arritur tre fitore dhe një barazim, me nëntë gola të shënuara dhe vetëm një të pranuar./Lajmi.net/