ZYRTARE: Portieri i Kosovës transferohet në Superligë (FOTO)

Adis Nurkoviç, portieri i Kosovës, ka nënshkruar me Flamurtarin ditën e sotme, duke lënë pas katër sezonesh skuadrën boshnjake të Travnik.

Sport

15/06/2017 23:14

Sezonin e shkuar ai ka luajtur në ligën e parë atje, ndërkohë që më parë është aktivizuar me skuadrën e Çelik në Bosnje, si dhe me Slaven Koprivnica në Kroaci.

Boshnjaku ka pasaportë kosovare, çka bën që ai të mos konsiderohet i huaj. 31-vjeçari do të jetë një alternativë për trajnerin Duro te vlonjatët.

Ky është afrimi i katërt te Flamurtari, pasi më parë kanë nënshkruar Bicaj, Siljanovski dhe Hoxhaj.