ZYRTARE: Pizarro befason me skuadrën e re (FOTO)

Claudio Pizarro është bërë me skuadër të re.

Sport

29/09/2017 18:23

Sulmuesi veteran nga Peru, karrierën do ta vazhdojë në Bundesligë te Koln.

Lajmi është bërë i ditur në faqen zyrtare të Koln, ku deklarohen të lumtur për arritjen e një marrëveshje me sulmuesin me shumë përvojë.

Pizarro i është bashkuar Koln si transferim i lirë, pas përfundimit të kontratës me Werder Bremen.

Në karrierën e tij të gjatë, 35 vjeçari ka veshur edhe fanellat e Chelsea dhe Bayern Munich, teksa në 536 paraqitje ka shënuar 229 gola./Lajmi.net/