ZYRTARE: Pique nënshkruan me top klubin e Evropës

Gerard Pique ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Camp Nou deri në vitin 2022.

Sport

18/01/2018 11:45

Gerard Pique ka konfirmuar të ardhmen e tij te skuadra e Barcelonës.

Mbrojtësi ka nënshkruar kontratë të re me klubin nga Camp Nou deri në vitin 2022.

“Gerard Pique është pajtuar të nënshkruajë kontratë të re me Barcelonë deri në vitin 2022”, shkruhet në njoftimin zyrtar të Barcelonës.

Klauzola e lirimit e Piques do të jetë 500 milionë euro. /Lajmi.net/