ZYRTARE: Përforcohet Roma (FOTO)

Rick Karsdorp edhe zyrtarisht është lojtar i Romës.

Sport

28/06/2017 18:08

Skuadra italiane, Roma, ka zyrtarizuar transferimin e mbrojtësit të krahut të djathtë, Rick Karsdorp, nga holandezët e Feyenoordit.

22 vjeçari që ka luajtur rol kyç në suksesin e Feyenoordit edicionin e fundit në Holandë, ka nënshkruar kontratë pesë vjeçare me Romën.

“Të bëhesh pjesë e Romës është një hap para për mua. Kam ardhur këtu me dëshira dhe entuziazëm të madh që të luaj dhe të realizojë ëndrrat”, ka deklaruar Karsdorp./Lajmi.net/