ZYRTARE: Përforcohet KB Prishtina

Prishtina e ka kompletuar edhe një transferim.

Sport

18/02/2019 11:03

KB Prishtina e ka transferuar Rodney Bullock nga Alba Fehrvar.

Klubi i basketbollit kosovar ka njoftuar zyrtarisht se e ka transferuar alonë amerikane nga skuadra hungareze, shkruan lajmi.net.

Rodney Bullock Jr ka luajtur me Alba Fehérvár dhe në FIBA Europe Cup, ku ka pasur një mesatare prej 10.8 pikëve për ndeshje, 4.5 kërcimeve dhe 1.4 asistimeve.

Amerikani u prezantua sot, e që do të jetë një përforcim i madh për raundin tjetër në FIBA Europe Cup. /Lajmi.net/