ZYRTARE: Përforcimi i madh vjen për teste mjekësore në Juventus (FOTO)

Federico Bernardeschi gjendet në Torino.

Merkato

24/07/2017 07:08

Federico Bernardeschi ka mbërritur pas mesnatës në Torino për testet mjekësore në Juventus.

Ylli italian gjatë ditës së sotme do t’ju nënshtrohet kontrolleve mjekësore të cilat nëse i kalon me sukses, do të nënshkruajë kontratë me kampionin e Serie A, raporton “Gianluca di Marzio”, përcjell “lajmi.net”.

Për transferimin e tij, Juventus do të paguajë rreth 40 milionë euro. /Lajmi.net/