ZYRTARE: Përforcim i madh nga Sigal Prishtina (FOTO)

Sigal Prishtina para pak çasteve ka bërë të ditur se ka angazhuar edhe një përforcim, me të cilin tashmë synon titullin e kampionit të Superligës.

Sport

25/01/2017 12:28

Njoftimi nga KB Prishtina: 

Ju njoftojmë se KB SIGAL Prishtina ka nënshkruar me lojtarin amerikan të gjatë 198 cm, Fuquan Edwin, i cili doli nga kolegji Senton Hall, ekip në të cilin kishte rekorde në topa të vjedhur dhe vazhdimisht ishte në ekipin më të mirë të mbrojtjes. Aty në 4 vite kishte 12.9 ppg, 1.4 asistime dhe 2.9 topa të vjedhur.

Karierën profesionale e filloi në Serie A të Italisë ku luajti për një kohë për Giorgio Tesi Pistoia. Vitin tjetër nënshkroi për Sixoux Falls Skyforce (D-League) ku kishte 13.8ppg, 1.8 topa të vjedhur dhe 4.37 kërcime. Pastaj vazhdoi në Guaros de Lara të Venecuelës ku kishte 8.38 ppg, 1.25 topa të vjedhur dhe 1.75 kërcime dhe vitin e shkuar luajti për Ironi Nes Ziona të Izraelit ku kishte 13.8 ppg, 4.41 kërcime dhe 2.75 topa të vjedhur. Sezonin 2016/2017 e filloi në Cairns të Australisë ku për 20 ndeshje kishte 8.10 ppg dhe 3.45 kërcime për ndeshje.

Fuquan, welcome to the home of champions!

Vlen të ceket që në klubin tonë momentlisht janë duke u testuar edhe dy lojtarë si dhe priten ndryshime tjera gjatë ditëve në vazhdim. /Lajmi.net/

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6