ZYRTARE: Pensionohet Jeremy Mathieu

Jeremy Mathieu është pensionuar nga Kombëtarja e Francës.

Sport

01/10/2016 10:26

Krejt papritur, Jeremy Mathieu është pensionuar nga Kombëtarja e Francës.

Mbrojtësi i Barcelonës ka vendosur të tërhiqet nga futbolli ndërkombëtar, shkruan e përditshmja sportive katalane “Mundo Deportivo”.

Ai e ka njoftuar Federatën e Futbollit të Francës (FFF) për vendimin e tij, përcjell “Lajmi.net”.

Vendimi nga Mathieu është i befasishëm për faktin se selektori i Francës, Didier Deschamps e ftoi atë për dy ndeshjet e ardhshme kundër Bullgarisë dhe Holandës në eliminatoret e Kampionatit botëror 2018.

Ai do të zëvendësohet nga Eliaquim Mangala.

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 6S dhe Samsung Galaxy S6.